
Ditën e sotme Luiz Ejlli njoftoi përfundimin e bashkëpunimit me TCH, duke qenë se kontrata një-vjeçare mbaroi dhe nuk u rinovua më. Duket se këngëtari Shkodran nuk ka ‘humbur kohë’ dhe menjëherë ka lidhur një tjetër kontratë: për t’u bërë imazh i pijes energjike shqiptare.
Kjo kontratë në fakt u firmos që kur Luizi ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip2, por duke qenë se një tjetër pike energjitike u bë sponsor i Top Channel, rrjedhimisht edhe Luizi u bë imazh i tyre.
Me të mbaruar kontratën me Top-in Luizi menjëherë, madje në të njëjtën ditë firmos kontratën tjetër fitimprurëse.
Në videon që qarkullon në një nga fan page-t me emrin e tij, Luizi shprehet “Sot ja ku jam, faktet flasin”
Duke qenë se qendra e pijes shqiptare energjitike është në Kosovë, për Luizin është me leverdi, duke qenë se flitet për të qenë një ndër autorët dhe prezantuesit e Big Brother Vip Kosova, edicionin e ardhshëm. /Pamfleti
Lini një Përgjigje