TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Dhjetor 2023, 10:27

Luajti rolin e Charles në serial, aktori: U frymëzova nga kujtimet e Princit Harry

Shkruar nga Pamfleti

Luajti rolin e Charles në serial, aktori: U frymëzova nga kujtimet e

Dominic West tha se leximi i kujtimeve të Princit Harry, ‘Spare’, ndikoi në mënyrën se si ai portretizoi mbretin aktual Charles III  në një skenë kyçe të serialit “The Crown”.

Aktori anglez iu bashkua kastit të serialit dramatik të Netflix për familjen mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar në sezonin e pestë, duke luajtur Charles në moshën 40-vjeçare. Ai ri përsërit rolin në sezonin aktual dhe të fundit të spektaklit, i cili po hyn në një dekadë të re.

Episodi i katërt i pjesës së parë të sezonit të gjashtë – i publikuar në nëntor – trajton pasojat e vdekjes së princeshës Diana në Paris në 1997. Në skenat e para të episodit, Charles i luajtur nga Dominic West shihet duke zgjuar dy djemtë e tij, Princi William dhe Princi Harry për të njoftuar lajmin tragjik.

Duke iu referuar xhirimeve të kësaj skene të veçantë, aktori i tha ‘Variety’ se leximi i librit të Harry-t ndikoi paksa si veproi në atë skenë kyçe.

Në kujtimet e tij, Harry përshkroi momentin kur mësoi për vdekjen e nënës së tij. Ai shkroi se Charles vuri njërën dorë në gju, duke e siguruar atë se do të ishte mirë. Princi Harry shpjegoi se lëvizja ishte e madhe për të.

Aktori përmendi gjithashtu se ai ka lexuar të gjitha artikujt e shtypit për Charles III të Mbretërisë së Bashkuar që nga marrja e rolit.

dominic west libri princ harry

Lini një Përgjigje