
Mbrëmjen e djeshme gjatë PRIME-t është zhvilluar një quizz ku përfaqësues nga secili divan në shtëpi, i kuqi dhe blu, u zgjodhën Loredana dhe Rozana.
Dy banoret duhet të gjenin titujt e filmave në bazë të disa imazheve që u jepeshin. Nga kjo garë fitoi Loredana, duke i dhënë mundësinë grupit të saj të shikojnë një ndeshje të kombëtares.
Ndërkohë pasi moderatori Ledion Liço mbylli lidhjen me shtëpinë, po sqaronte edhe një herë tjetër se grupi fitues është grupi i kuq, pra Loredana, ndërsa shtoi se grupin në divanin blu ai nuk e sheh.
“Sidoqoftë unë nga natyra blunë nuk e shoh, jam ktej”- tha ai (dhe i referohet divanit të kuq) pjesë e së cilit është Gerta, Danja, Lori, Jozi, Rizarta, Aldo, Kelly.
Lini një Përgjigje