
Në rrjet po qarkullojnë lajme se reperja e njohur Loredana Zefi ka rigjetur sërish dashurinë. Së fundmi, lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë reperja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar në Instagram një foto duke u puthur në buzë me një djalë, identitetin e së cilit nuk e ka bërë publike, por ka postuar vetëm një pjesë të fytyrës së tij.

Ndonëse reperja ka vendosur që ta mbajë të fshehtë imazhin e të dashurit të saj të ri, në rrjet po qarkullojnë zëra se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie me futbollistin e njohur gjerman Karim Adeyemi.
Aludimet se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin nisën pasi futbollisti ndiqte në rrjetet sociale të gjithë vëllezërit e reperes, ndërsa aludimet u shtuan kur artistja ndoqi live ndeshjen finale të A-juniors në finalen e Kupës Rajonale të Federatës Qendore të Futbollit të Zvicrës së bashku me futbollistin.

Për të mos mjaftuar artisja së fundmi gjithashtu ka publikuar në Instagram një foto të Krim të përqafuar me vajzën e saj Hanën.

Mirëpo, dyshja akoma nuk ka konfirmuar lajmin se janë në një lidhje së bashku.
Lini një Përgjigje