TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Korrik 2023, 08:46

“Donin të më çonin në jetimore”, modelja shqiptare bën rrëfimin prekës: Mendoja se mamin e kisha motër

Shkruar nga Pamfleti

“Donin të më çonin në jetimore”, modelja

Konkurentja e “She is on Top” ka rrëfyer detaje nga jeta e saj e vështirë. Santiana tregoi se prindërit e saj janë ndarë kur ajo ishte vetëm 2 vjeç dhe se babai i saj nuk ka qenë kurrë prezent në mbështetje të saj në jetë.

Modelja tregoi se kur ishte e vogël, gjyshërit donin ta dërgonin në jetimore, dhe se në atë kohë mamaja e saj ishte shumë e sëmurë.

“Gjithë vështirësitë në jetë i kam kalu veç me nonën, me gjyshin e me gjyshen. Nuk ka qenë asnjëherë prezent, as ditëlindjen nuk ma ka uru kurrë babi. Jam fëmijë i vetëm i familjes, jetoj vetëm me nonën dhe me gjyshen, sepse prindërit e mi janë ndarë kur kam qenë 2 vjeç. Kur isha e vogël, nuk mendoja se nona ime ishtë ajo, kam mendu se e kisha motër, dhe për atë arsye e thërras në emër, dhe mendoja se prindërit e mi ishin gjyshi dhe gjyshja. Si vend i vogël që ka qenë mes shumë paragjykimeve, kur nëna ime ishte sëmurë, gjyshi ka dash me më çu në jetimore…”, tha ndër të tjera modelja.

modelja shqiptare rrefim jetimore

Lini një Përgjigje