
Reperi i njohur Noizy ka reaguar menjëherë pas daljes së tij nga burgu, i cili u arrestua pas akuzave se dhunoi reperin nga Kosova Medi Iseni.
Ai ka hyrë live në rrjetin social “Instagram” duke thënë se “nuk di nga t’ia filloj”. Noizy u shpreh falënderon të gjithë për mbështetjen dhe se ka besim të drejtësia e dy vendeve.
“Sa kisha pa prek telefonin…. Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them…”, u shpreh reperi.
Ndërkohë, ka ndaluar makinën pasi pa që një djalë i vogël kërkoi të bënte foto me të.
“Kam një lajm shumë të rëndësishëm. Të mërkurën në Stadiumin Selman Stërmasi do të mbajmë një super koncert”, tha Noizy.
Ajo që vihet re është se reperi ka lajmëruar menjëherë për koncert ditën e mërkurë. Këtu lindin dyshimet se policia dhe autoritet përkatëse i kanë bërë qokën duke e liruar disa ditë para koncertit. Reperi ka lënë garanci pasurore për t’u liruar duke ofruar 50 mln lekë të vjetra.
Lini një Përgjigje