TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Gusht 2024, 15:53

Gjykata e Durrësit liroi Noizyn nga burgu, reagon Stresi: Jam i lumtur!

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Durrësit liroi Noizyn nga burgu, reagon Stresi: Jam i lumtur!

Gjykata e Durrësit liroi sot nga qelia Rigels Rajkun, reperin e njohur Noizy, i cili u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin pasi dhunoi Tik Tokerin e njohur Medi Iseni, më 2 gusht në Pejë.

Noizy është lënë i lirë kundrejt garancisë pasurore 50 milionë lekë të rinj.

Pas këtij vendimi, reperi tjetër i cili ndodhet në arrati i përfshirë në të njëjtën ngjarje, Arkimed Lushaj (Stresi), ka reaguar me anë të një Instastory.

“Happy for u Zin”, shkruan Stresi, në një foto ku shihen të dy përqafuar.

Gjykata e Durrësit liroi Noizyn nga burgu, reagon Stresi: Jam i lumtur!

Ai po ashtu shton se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn nuk është liruar pasi është shtetas kosovare dhe për të vendos Gjykata e Pejës.

Lini një Përgjigje