TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Dhjetor 2025, 13:57

Kujt i ka refuzuar bashkëpunimin për një projekt muzikor?! Yll Limani: Nuk jam arrogant

Shkruar nga Pamfleti
Kujt i ka refuzuar bashkëpunimin për një projekt muzikor?! Yll
Yll Limani

Artisti i njohur Yll Limani ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Në një intervistë për "Top Albania Radio", këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.

Ka refuzuar ndonjëherë Yll Limani ndonjë këngëtar për bashkëpunim?

Bota është shkallë shkallë, dikur ia ka pasur inatin shumë këngëtarëve që thonin ‘jo’ për bashkëpunime. Tani me kalimin e kohës, e kupton që edhe ti gjendesh në situata që duhet t’i thuash ‘jo’. Ka pasur raste kur kënga nuk ka qenë e duhura, koha po ashtu, apo nuk më ka pëlqyer bashkëpunimi por nuk jam i pasjellshëm dhe nuk jam as arrogant që të më ketë hipur vetja në qejf. Unë i thërras vetë këngëtarët për bashkëpunime, kurdo që është momenti dhe kurdo që është një këngë ku mundem të ndjej zërin e dikujt e bëj. Kur nuk më pëlqen nuk e bëj.

yll limani

Lini një Përgjigje