
Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të showbiz-it shqiptar.
Me një kimi që binte në sy në çdo paraqitje publike dhe me një prani të vazhdueshme në rrjetet sociale, ata kanë ndërtuar një imazh të fortë të dashurisë dhe familjes së lumtur.
Por së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të pazakontë të dyshes në rrjete sociale. Nuk ka më postime të përbashkëta, as komente të ndërsjella dhe as video familjare, gjë që ka ngritur dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet është fakti se të gjitha postimet ku shfaqeshin bashkë janë fshirë nga profili i të dyve në Instagram.
Mirëpo një postim i bërë nga Elgiti disa javë më parë ka rikthyer sërish vëmendjen te kjo temë. Në një foto në Instagram, këngëtari ka shkruar:
“Unë e di, ti e di… njëri-tjetrit vetëm i bëjmë dëm”.
Ky mesazh i shkurtër, por i drejtpërdrejtë dhe emocional, ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të qartë të një ndarjeje emocionale apo përjetimit të një periudhe të vështirë në marrëdhënien e tyre.
Deri tani, as Elgiti dhe as Klea nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare që të hedhë dritë mbi marrëdhënien e tyre.

Lini një Përgjigje