
Egli Tako ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Goca & Gra”, ku zbuloi më shumë rreth jetës së saj pas spektaklit, projekteve muzikore dhe vendit ku po ndan ditët e saj të fundit.
E pyetur nga Egla Ceno për jetesën e saj aktuale, Egli u shpreh:
“Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës.”
Moderatorja Rudina Dembacaj e ‘thumboi’ për Gjestin:
“Ngaqë jeni dhe s’jeni besoj…”
Por Egli sqaroi:
“Në fakt, më së shumti më lidh puna me Prishtinën. Muzika është dashuria ime e parë.”
Në intervistë u zbulua gjithashtu se menaxhimin e saj e ka marrë një emër i njohur i showbiz-it shqiptar: Fifi.
“Po, Fifi është kryesorja,” tha Egli, duke lënë të kuptohet se projektet e ardhshme do të jenë fryt i një bashkëpunimi të fortë artistik mes tyre.
Lini një Përgjigje