
Marrëdhënia mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj dukej se ishte një miksim i këndshëm mes ‘dashurisë dhe urrejtjes’. Djemtë herë ishin miq e herë armiq me njëri tjetrin.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, duket se mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar dhe herë pas here dhurojë ‘spektakël’ falë replikave nëpër rrjetet sociale.
“Ndonjëherë në të bardhë”, ka shkruar ish-banori i BB VIP bashkëngjitur me dy pozat e postuara në “Instagram”-in e tij, teksa ka pozuar me një bluze të bardhë me ‘ujëra’, ulur në një stol të lartë.
Teksa këto fotografi kanë marrë mijëra pëlqime, e gjithë vëmendja shkon te komenti i fituesit të BB VIP 2, i cili shkroi: “Ku m’i gjen këto pozicione aman”.
E mesa duket Kristi ka mësuar pak nga humori i Luizit pasi i rikujtoi foton e tij në karrige dhe i përgjigjet: “Ti më mësove, të kujtohet?!”

Lini një Përgjigje