
Juria e edicionit të dytë “Dancing With The Stars” është kompletuar me Ilir Shaqirin si kryetar.
Ilir Shaqiri, Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala do të jenë zyrtarisht anëtarët e jurisë së spektaklit të kërcimit, Dancing With The Stars.
Faqja zyrtare e DWTS ka konfirmuar pak çaste më parë Ilir Shaqirin si kryetarin e jurisë.
Gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe Olta Gixhari, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, e cila do t’i bashkohet jurisë së DWTS.
Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala u publikua gjithashtu ditën e djeshme. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DËTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qenë pjesë e jurisë. Ndërkohë, Valbona Selimllari u konfirmua sot përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Lini një Përgjigje