TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Qershor 2026, 13:34

“Klientët e mi ishin futbollistë të njohur”, rrëfimi i eskortës që fitoi mijëra dollarë në Los Anxhelos gjatë Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
“Klientët e mi ishin futbollistë të njohur”,
“Klientët e mi ishin futbollistë të njohur”, rrëfimi i eskortës që fitoi mijëra dollarë në Los Anxhelos gjatë Botërorit

Një eskortë luksoze nga Londra ka rrëfyer për Daily Mail se udhëtimi i saj në Los Anxhelos gjatë periudhës së Kupës së Botës ka rezultuar jashtëzakonisht fitimprurës, duke pretenduar se të ardhurat e saj kanë kaluar shifrën e 10 mijë dollarëve në ditë.

Gruaja, e prezantuar me emrin Klauda, por që ka kërkuar të mbetet anonime, tha se nuk kishte udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ndeshjet e futbollit, por për të ofruar shërbime për klientë të pasur që ndodheshin në qytet për turneun.

Sipas saj, takimet janë zhvilluar në disa nga hotelet dhe ambientet më ekskluzive të Los Anxhelosit, përfshirë edhe hotelin luksoz Four Seasons në Beverly Hills, ku çmimi i një suite mund të arrijë në mijëra dollarë për natë.

Ajo tregoi se tarifa bazë për një rezervim dy-orësh niste nga rreth 2 mijë dollarë, ndërsa me bakshishet dhe kërkesat shtesë, të ardhurat mund të shkonin deri në 3 mijë dollarë në orë.

“Gjithçka ishte në një nivel tjetër luksi”, u shpreh ajo, duke kujtuar një prej takimeve të zhvilluara në një suitë ekskluzive.

Klauda pretendoi gjithashtu se mes klientëve të saj kanë qenë edhe futbollistë të njohur që ndodheshin në SHBA për ndeshjet e turneut, por theksoi se marrëveshjet e konfidencialitetit nuk i lejojnë të zbulojë identitetet e tyre.

“Janë të sjellshëm, të gjatë, kanë gjithçka”, tha ajo.

Sipas rrëfimit të saj, klientët amerikanë priren të jenë më të rezervuar në krahasim me ata evropianë, ndërsa vizitorët nga vende si Arabia Saudite dhe Katari i cilësoi si ndër më bujarët në shpenzime.

Ajo theksoi se krijimi i një marrëdhënieje besimi dhe ndjesie afërsie është thelbësor për të ndërtuar raporte afatgjata me klientët.

Duke folur për takimet me futbollistët, Klauda tha se ato janë zakonisht më të fokusuara te intimiteti sesa te aspekti shoqëror.

“Nuk mendoj se kanë kohë ose durim. Nëse vërtet e shijojnë dhe duan të të rezervojnë përsëri, atëherë fillojnë të duan të të njohin pak më shumë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, një tjetër eskortë, kanadezja Lucy Huxley, e cila jeton në Berlin, pretendon se i është ndaluar hyrja në SHBA për një periudhë të pacaktuar. Sipas saj, në vitin 2017 u ndalua nga autoritetet kufitare gjatë një udhëtimi nga Gjermania drejt Minesotës.

Në një video të publikuar në TikTok, Huxley tha se iu nënshtrua një kontrolli të detajuar dhe se autoritetet shqyrtuan përmbajtjen e telefonit të saj. Ajo pretendon se vendimi u mor pasi oficerët gjetën llogari në rrjetet sociale ku fliste hapur për aktivitetin e saj në industrinë e seksit.

 

 

eskorte boteror

Lini një Përgjigje