TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Mars 2023, 14:35

Kiara zbulon emrin e artistit për të cilin ka një pëlqim: Mos ia thoni Luizit!

Shkruar nga Pamfleti

Kiara zbulon emrin e artistit për të cilin ka një pëlqim:

Në shtëpinë “Big Brother VIP”, në mbrëmje vajzat janë mbledhur në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni lidhur me jetën e tyre. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim.

Ishte Kiara ajo e cila u përgjigj e para duke i kërkuar me të qeshur vajzave të mos i tregonin Luizit.

“Unë kam Ilir Shaqirin, por mos ja thoni Luizit”, tha Kiara. Gjithashtu edhe Lorik Cana ishte një tjetër emër që Kiara e përmendi duke e cilësuar shumë simpatik.

Këtë të martë avantazh për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë. Asaj i’u tregua një klip me informacione për të, nga tituj portalesh dhe media të ndryshme. Kiara u ngarkua shumë dhe u mërzit nga ky informacion, ku mes të tjerash thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin.

Kiara zbulon emrin e artistit për të cilin ka një pëlqim:

“big brother vip” kiara tito luiz ejlli

Lini një Përgjigje