TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Mars 2023, 13:33

‘Babai im shok klase me burrin e Shote Galicës’, Xhuli lëshon ‘perlën’ e radhës

Shkruar nga Pamfleti

‘Babai im shok klase me burrin e Shote Galicës’, Xhuli

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Xhuliana Nura ka “lëshuar një perlë”, teksa ka thënë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën. Ajo ka treguar se e njihte mirë rëndësinë e “odave”, pasi kishte një familje patriarkale:

“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin”, ka thënë Xhuli.

Pas kësaj, ishte Stresi ai i cili kthehet dhe e pyet Xhulin sa vjeç është babai i saj. “Babi i ka 64 vjeç”, ka thënë Xhuli, duke dëshmuar kështu me një llogari të thjeshtë se babai i saj ka lindur në vitin 1959.

Por Azem Galica, ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924.

xhuli bbvk azem galica

Lini një Përgjigje