
Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Bazel të Zvicrës finalja e madhe e Eurovision 2025. Austria arriti të fitonte edicionin e 69 me “Wasted Love” të JJ, përballë Yuval Raphael, e cila përfaqësonte Izraelin me këngën “New Day Will Rise”.
Në total, Austria grumbulloi 436 pikë, një përmbledhje e votave të juries dhe publikut.
Ndërkohë, Shqipëria u rendit në vendin e tetë. Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht “Shkodrën Elektronike”.
Por ishte vota e publikut nga e gjithë bota që i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.
Madje “Zjerm” e ka votuar edhe këngëtari që përfaqësoi Kroacinë në Eurovision 2025, Marko Bosnjak, ka votuar si pa ndaluar për këngën e “Shkodra Elektronike”.
Lini një Përgjigje