TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Mars 2025, 13:42

Kanye West ‘shpërthen’ ndaj ‘bandës Kardashian’: Më morën fëmijët dhe u përpoqën të më fusin në burg

Shkruar nga Pamfleti

Kanye West ‘shpërthen’ ndaj ‘bandës

Kanye West ka bërë disa postime për Kim Kardashian, si dhe ka akuzuar “bandën Kardashian”, Disney dhe Hulu se kanë kufizuar prindërimin e katër fëmijëve të tij.

“Po, kam probleme me njerëzit që ngrinë llogarinë time, morën fëmijët e mi dhe u përpoqën të më fusnin në burg”, shkroi Kanye i cili vijon:

“Nuk dua thjesht ‘të shoh’ fëmijët e mi. Kam nevojë t’i rris. Kam nevojë të kem mendimin tim për çfarë veshin në shkollë, kush janë miqtë e tyre, në shtëpinë e kujt flenë dhe nëse vajzat e mia duhet të vënë buzëkuq apo përdorin parfum. Të gjitha këto të drejta më janë marrë nga banda Kardashian, Hulu dhe Disney dhe anxhenda më e madhe për të përdorur fëmijët e përzgjedhur me ngjyrë që të jenë platforma për të ndikuar te njerëzit me ngjyrë”

Ai e krahasoi ‘takimin’ me fëmijët e tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm me ‘vizitën’ në burg.

“Sikur jam në burg ‘duke takuar’ fëmijët e mi, nuk më intereson nëse jetoj apo vdes, nëse jam në burg apo i lirë dhe mbi të gjitha nuk më intereson çfarë këta të famshëm, që janë skllevër ndaj hebrenjve kanë për të thënë”

 

kanye west banda kardashian

Lini një Përgjigje