
Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka qenë këtë periudhë në qendër të vëmendjes. Këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”. Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.
Komentet ishin të shumta, si pozitive ashtu edhe negative. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”.
“O Zot kamarierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.
“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, iu përgjigj Kiara.

Kujtojmë se, së fundmi Kiara ka prezantuar projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Nuk kanë nguruar ta kritikojnë dhe akuzojnë se ka kopjuar një 'brand' të huaj.
Lini një Përgjigje