TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Korrik 2023, 13:31

Ka shpresa ky vend/ Studenti i Akademisë së Policisë gjen portofolin me mijëra euro, ia dorëzon të zotit

Shkruar nga Pamfleti

Ka shpresa ky vend/ Studenti i Akademisë së Policisë gjen

Studenti i Akademisë së Policisë, Xhojsi Lamaj, ka gjetur në kryeqytet një portofol me mijëra euro dhe s’ka hezituar t’ia dorëzojë të zotit.

Akademia e Policisë njofton: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falënderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.

Ndërkohë, gazetari Bledi Mane ka treguar shumën që kishte gjetur Xhojsi dhe ishin plot 10 mijë euro dhe 5 milionë lekë.

Mesa duket në radhët e ‘bluve’ do shtohet një njeri që e meriton me të drejtë të përfaqësojë Policinë Shqiptare.

Ka shpresa ky vend/ Studenti i Akademisë së Policisë gjen

studenti portofol mijera euro

Lini një Përgjigje