TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2025, 15:32

“Jozi në gjendje të rënduar”, Loredana: Sa të kem ndjenja për të, nuk e heq unazën

Shkruar nga Pamfleti

“Jozi në gjendje të rënduar”, Loredana: Sa të

Ish-konkurrentja e “BBVA4”, Loredana Brati në një intervistë për “Shqipëria Live”, reagoi në lidhje me incidentin e ndodhur mes Jozit dhe Gjestit.

Në fjalën e saj banorja zbuloi më shumë për komunikimin e fundit të ndodhur me Jozin, për të cilin u shpreh se nuk është fare mirë.

Më tej Loredana zbuloi se çfarë vendimi do të marrë në të ardhmen në lidhje me Jozin. A do t’i shikojmë sërish bashkë dyshen në fjalë?

Loredana: Prindërit janë shumë krenarë, jo gabim, ndodhi (për marrëdhënien me Jozin). Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione. Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq (e ka për unazën), unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër, e mbajta.

Sakaq kujtojmë se ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video në të cilën shfaqej Jozi së bashku me shoqërinë e tij në një lokal duke festuar.

loredana brati unaza

Lini një Përgjigje