TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2025, 12:51

Me laps sysh mbi tavolinë, Rozana shkruan tekstin e këngës së ardhshme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Me laps sysh mbi tavolinë, Rozana shkruan tekstin e këngës

Meqë Big Brother është drejt fundit dhe katër finalistët nuk kanë me kë zihen, Rozana ka gjetur qetësinë e duhur shpirtërore për të krijuar tekstin e një kënge. Mbase është thjesht poezi, por mund të jetë edhe teksti i këngës së ardhshme:

“Mbaroi, kanë ikur që të gjithë,

Si shishe vere përfundoi, e pimë, u dehëm pak me të,

Do thyej shishen e do shkoj.

Ky shpirt i lodhur nuk më fle,

E yjet nis i numëroj

Mbase t’më byllen ata sy e shtëpinë bosh të mos e shikoj

Nuk ka më zhurma, as muzikë

Nuk ka asgjë që kish dikur

Kaloi kaq shpejt, si për një ditë

Me lotin tim ndërtova mur

Do jem gjithmonë në këtë shtëpi: unë ai, ai, ajo

E sa të tjerë do vijnë, s’e di; do duam të jemi si ato”

Një tjetër mendim është ai se mbase këngëtares i është kërkuar të hartojë tekstin e këngës për finalen e madhe. E nëse është kështu, mbetet për t’u zbuluar se kush do kompozojë muzikën. /Pamfleti

 

rozana radi tekst

Lini një Përgjigje