
Ish-banori i Big Brother Vip 4, Jozefin Marku, apo i njohur si Jozi, pati një rritje të ndjeshme të numrit të ndjekësve, sapo ‘ngriti në ajër’ me një shpullë Gjestin.
Por, menjëherë pas ‘suksesit’ në Instagram, ish-banori çaktivizoi llogarinë e tij personale. Shumë menduan se ishte vetë Jozi që e bëri diçka të tillë. Por Valbona Mhilli deklaroi mbrëmë në ‘Top Albania Radio’ se kishte mësuar se Jozi nuk e kishte mbyllur vetë Instagramin, por llogaria e tij është hakeruar pas goditjes që i dha Gjestit, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi.
Burimet thonë se llogaria është bllokuar nga një haker me prejardhje nga Kosova.
Sipas këtyre burimeve, përgjegjësinë për bllokimin e llogarisë së Jozit e ka marrë një haker me nofkën “Koxy ops”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje