TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Janar 2025, 10:27

Jozi gati të ‘shpërthejë’ ndaj Gjestit: Nuk merr vesh me fjalë

Shkruar nga Pamfleti

Jozi gati të ‘shpërthejë’ ndaj Gjestit: Nuk merr vesh

Një situatë e tensionuar shpërtheu në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, kur një prej banorëve debatoi me Loredanën, e cila më pas shprehu shqetësimin për situatën e krijuar. Ajo akuzoi një prej banorëve për futjen e saj në një pozicion të vështirë dhe të padëshiruar, që e bëri të ndjehej keq.

Në anën tjetër, Gerta i sugjeroi Amberit që të ruante qetësinë dhe të mos reagonte me ulërima, duke e nxitur situatën më tej. “Kur të të bëjnë diçka, ktheju me fjalë,” i tha ajo Amberit.

Ndërkohë, Jozi ndërhyri duke thënë se kur dikush të ofendon, duhen përdorur fjalë të forta për ta kundërshtuar, duke theksuar se “Veç me ia sha robt’, ndryshe nuk ke çfarë t’i kthesh. Nuk merr vesh me fjalë”.

Pavarësisht këndvështrimit të Jozit, Gerta mbrojti Gjestin dhe theksoi se është e mundur të zgjidheshin konfliktet përmes fjalëve, duke i dhënë një mesazh më të matur për mënyrën e adresimit të situatave të tensionuara.

jozi gjesti

Lini një Përgjigje