TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Maj 2026, 21:41

Johnny Depp pre e mashtrimit/ Nga llogaria e tij u zhdukën 600 mijë euro... por ai nuk e vuri re kurrë

Shkruar nga Pamfleti
Johnny Depp pre e mashtrimit/ Nga llogaria e tij u zhdukën 600 mijë
Johnny Depp

Aktori i njohur hollivudian Johnny Depp ka rënë pre e një mashtrimi financiar, pasi një shtetas jordanez dyshohet se i ka vjedhur mbi 600 mijë euro nga karta bankare pa dijeninë e tij.

Sipas mediave hungareze, i dyshuari u arrestua në Budapest pas një operacioni policor të zhvilluar më 6 maj, kur hetuesit zbuluan transaksione të dyshimta që lidhen me një klient të një banke amerikane të njohur.

Hetimi nisi pasi banka amerikane sinjalizoi degën hungareze të FBI-së për tërheqje të paligjshme nga një llogari bankare. Më vonë, detektivët identifikuan klientin si Johnny Depp, i cili dyshohet se nuk kishte dijeni që të dhënat e kartës së tij bankare po përdoreshin prej gati dy vitesh.

Sipas raportimeve, mes janarit 2024 dhe dhjetorit 2025 janë kryer qindra transaksione me kartën e aktorit.

Autoritetet thonë se i dyshuari përdorte të dhënat e kartës së vjedhur për blerje online dhe rezervime akomodimi në platforma të ndryshme në internet.

Johnny Depp pre e mashtrimit/ Nga llogaria e tij u zhdukën 600 mijë
Autori i krimit

Hetuesit po analizojnë 308 transaksione të ndara me një vlerë totale prej afro 620 mijë eurosh.

Duke qenë se pasuria e Johnny Depp llogaritet në qindra miliona dollarë, i dyshuari arriti të mos tërhiqte vëmendje për një kohë të gjatë duke kryer pagesa më të vogla dhe të shpërndara.

Policia arriti të gjurmonte aktivitetin përmes adresave IP, llogarive të emailit dhe një numri telefoni hungarez që lidhej me rezervimet e kryera me kartën e vjedhur.

Gjatë kontrollit në apartamentin me qira ku jetonte i dyshuari, policia sekuestroi pajisje elektronike që besohet se janë përdorur në skemën e mashtrimit. Në banesë u gjetën edhe substanca që dyshohet se janë drogë, çka hapi një hetim shtesë për posedim narkotikësh.

Autoritetet hungareze deklaruan se i arrestuari kishte leje qëndrimi në Hungari dhe jetonte në Budapest në momentin e arrestimit.

I dyshuari i ka mohuar akuzat, por gjykata ka urdhëruar paraburgimin e tij.

Hetuesit vazhdojnë të punojnë për të zbuluar se si u siguruan të dhënat bankare të aktorit hollivudian.

johnny depp mashtrim

Lini një Përgjigje