TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Janar 2026, 15:08

JLo i ktheu shpinën në ‘Golden Globes’, reagon reagjisori: E bëri pa dashje

Shkruar nga Pamfleti

JLo i ktheu shpinën në ‘Golden Globes’, reagon reagjisori:

Cole Walliser, regjisori kanadez, ka mohuar pretendimet se Jennifer Lopez ka qenë e pasjellshme me të gjatë xhirimeve të saj në Golden Globes 2026. Në një video të publikuar në Instagram, Walliser u shpreh:
“Nuk e mora personale. Në atë moment nuk më është dukur aspak e pasjellshme.”

Ai sqaroi se incidenti viral ku Lopez shfaqet me shpinë nga ai ishte thjesht një fatkeqësi:
“Së pari, ajo ishte thjesht e përqendruar në punë. Tapeti i kuq ishte mbyllur dhe ajo ishte gati të hynte brenda. E dinte saktësisht çfarë do të bënte. U pozicionua menjëherë.”

Walliser theksoi se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se sjellja e Lopez ishte e natyrshme për momentin e ngarkuar të tapetit të kuq.

Ndërkaq, Jennifer Lopez ka rikthyer vëmendjen e publikut me performancat e saj dhe mesazhet për dashurinë, vetërespektin dhe rritjen personale. Gjatë një koncerti të fundit, ajo reflektoi mbi hitin e saj të njohur “If You Had My Love”, duke i dhënë këngës një kuptim të ri pas përvojave personale. Lopez tha se sot e sheh dashurinë me qartësi dhe forcë, duke theksuar se partneri i saj i ardhshëm duhet ta respektojë dhe ta trajtojë me dinjitet, pa kompromis.

jlo cole walliser incidenti reagim

Lini një Përgjigje