TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shtator 2025, 12:45

“Je përzgjedhur si imazh i Diellës”, Erjola Doçi ‘çmendet’ nga emocionet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Je përzgjedhur si imazh i Diellës”, Erjola Doçi

Në emisionin ‘Ndryshe’ ishin të ftuar aktorët e “Portokalli”, Albana Perhati, Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti dhe Erdit Asllanaj, të cilët folën kryesisht për sezonin e ri të spektaklit të humorit. Por, pjesa më interesante e emisionit ishte rubrika “Telefonata Kurth”, ku Albana Perhati hiqej si punonjëse ministrie, e cila i telefononte Erjola Doçit.

Aktorja i sugjeroi Erjolës të ishte imazhi më i ri i ministres së krijuar me inteligjencën artificiale, “Diella”.

Pjesë nga biseda e “Telefonatës Kurth”:

Albana: Imazhi i ministres sonë është zonja e nderuar, aktorja Anila Bisha. Së shpejti Anilës i mbaron kontrata, në fund të dhjetorit, dhe ne kemi bërë një përzgjedhje për imazhin e ri të Diellës. Në këto përzgjedhje që kemi bërë, sidomos unë jam shumë entuziaste, që të jesh ti imazhi i ministres Diella. Aq më tepër që kryeministri donte një risi dhe të ishte nga veriu.

Erjola: E keni seriozisht?

Albana: Po, jam drejtoresha e imazhit të Kryeministrisë.

Erjola: Kam me të vërtetë emocione tani.

Erjola u shpreh se këtë ofertë mund ta pranonte vetëm nëse do t’ia thoshte vetë Kryeministri. Në këtë moment u fut në rol edhe aktori Kejdi Gishto, i cili në “Portokalli” imiton pikërisht Edi Ramën.

Telefonata vijoi me të qeshura në studio, ku më pas u zbulua se kjo ishte një telefonatë kurth. Erjola ishte së bashku me Rike Roçin dhe ishte kjo e fundit, e cila e kuptoi se nuk ishte zëri i vërtetë i Ramës.

(min.5-të)

erjola doci imazh diella

Lini një Përgjigje