
Valbona Mhilli ishte e ftuar në “Ndryshe”, ku ka rrëfyer disa situata të cilat janë bërë virale në rrjet.
Gjatë intervistës, moderatorja bëri një analizë më të hollësishme sa i përket strategjisë së saj brenda shtëpisë.
Ndërsa më tej ajo komentoi më shumë dhe mbi lojën e banorëve e situatat që kanë bërë bujë së fundmi.
Sa i përket mbështetjes së marrë nga fansat e saj dhe faktin që dy prej tyre madje i kanë kushtuar edhe një këngë, Valbona u shpreh:
Tani jam e sigurt që janë duke më ndjekur sepse që mbrëmë që kemi postuar që do të isha këtu. Po si nuk flejnë kurrë ata? Nuk flejnë. I shikoj gjatë gjithë kohës që janë shumë aktiv, më shkruajnë, merrem me çdo detaj. Janë shumë të mirë.
Pas pak më tej vijoi dhe pjesa e rubrikës së bërë nga Salsano me 4 pyetje, përgjigja e të cilave nga Valbona duhet të jetë vetëm ‘po’, ose ‘jo’.
Salsano: Thonë që ti dhe Laerti e keni lënë të lidheni sapo të dilni nga Big-u?
Valbona: Po!
Salsano: Thonë që ti ke qenë e dashura e Jozit për një vit?
Valbona: Po!
Salsano: Thonë që je lezbike dhe eksperiencën e parë e ke me Livian?
Valbona: Livia, më fal…po!
Salsano: Thonë që po e fitoi Laerti Big-un do të japë gjysmat e lekëve?
Valbona: Po, edhe një po e madhe!
Shiko videon nga minuta 08:48 e tutje:
Lini një Përgjigje