TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Maj 2025, 15:03

Janë apo jo bashkë? Jozi jep përgjigje i ftuar tek Loredana

Shkruar nga Pamfleti

Janë apo jo bashkë? Jozi jep përgjigje i ftuar tek Loredana

Mbrëmë, në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, i ftuar ishte Jozefin Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania.

Ajo që e bëri intervistën edhe më interesante ishte prania në panel e moderatores Loredana Brati, me të cilën Jozi krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë një deklaratë të qartë nëse janë ende bashkë apo jo.

I pyetur për këtë çështje gjatë emisionit, Jozi zgjodhi të jetë i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë. Megjithatë, ai la të kuptohej se raporti mes tij dhe Loredanës  vazhdon.

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës,” – u shpreh ai ndër të tjera.

Nga ana tjetër u vu re se Lori e kishte unazën, ndërsa Jozi jo. Por, i pyetur për këtë Jozi ia nisi ‘nga avazi i vjetër’: Nuk na mban bashkë unaza, por dashuria.

jozi loredana

Lini një Përgjigje