TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Korrik 2024, 15:36

Ja çfarë duhet të bëjë një vajzë që t’i tërheqë vëmendjen Ledri Vulës

Shkruar nga Pamfleti

Ja çfarë duhet të bëjë një vajzë që

Ledri Vula ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top”.

Moderatorja e programit, Lei Kraja i ka bërë disa pyetje pikante këngëtarit, ku sigurisht nuk mund të mungonte ajo rreth situatës së dashurisë në të cilën ai po gjendet.

Pjesë nga intervista:

Ose fol ose hesht përgjithmonë, a je i dashuruar apo je në kërkim të fatit?

Unë i dashuruar kam qenë që prej se kam lindur.

Që të të tërheqë një vajzë vëmendjen si duhet ta bëj, të shkruaj në Whatsapp, Instagram? Apo i ke qejf më të turpshme?

Më të turpshme jo, varet prej kimisë.

Kur je i mërzitur, si e ngushëllon veten?

Shkoj në studio e bëj një këngë. Ose dhe gym, sport.

Sa herë stërvitesh?

Nëse mundem 5 herë në javë, nëse s’kam kohë, 3 herë në javë patjetër.

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u ndanë para disa muajsh.

Pavarësisht aludimeve të shumta për ndarjen e tyre, ata asnjëherë nuk kanë treguar publikisht se çfarë ndodhi mes tyre. Madje në një reagim të kohëve të fundit, Ledri la të nënkuptohej se ishte rikthyer me nënën e vajzës së tij.

ledri vula vemendja terheqje

Lini një Përgjigje