
Jonida Maliqi ka zgjedhur Turqinë si destinacionin e saj për të kaluar një pjesë të pushimeve verore. Këngëtarja po pushon me djalin e saj e nënën dhe ka ndarë disa nga këto momente në rrjetet e saj sociale.
Përveç videove plot humor me të ëmën, Jonida ka ndarë një video të ëmbël me të birin.
Këngëtarja është treguar gjithmonë e kujdesshme të mos i publikojë fytyrën djalit, por ndryshe nga herët e tjera, duket se ajo e ka “thyer” këtë rregull.
Dan tani është thuajse 13 vjeç dhe ka ardhur në jetë nga martesa e këngëtares me ish bashkëshortin, Gent Prizrenin, me të cilin ishin për shumë vite të dashuruar.
Lini një Përgjigje