
Përmes një videoje në Instagram, këngëtarja dhe ish finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, u pyet nga një ndjekës nëse ka folur me Gjestin që nga përfundimi i shfaqjes reality.
Përgjigjja e saj ishte e qartë dhe nuk linte vend për diskutime:
“Jo, nuk kam folur. Nuk jemi në Instagram, nuk kemi kontakt,” – u shpreh Rozana, duke sqaruar se marrëdhënia mes tyre është e ndërprerë.
Megjithatë, ajo zgjodhi të mos ndalet te negativiteti dhe shtoi me elegancë:
“I uroj më të mirat, siç ia kam uruar gjithmonë. Suksese”, përfundoi Rozana.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Rozana ishte ndër të paktët që e mbështeti Gjestin që në nisje, por marrëdhënia e tyre u lëkund nga ndërhyrjet e shpeshta të Eglit.
Lini një Përgjigje