
Këngëtarja dhe ish banorja e Big Brother VIP Albania, Egli, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje-përgjigje në profilin e saj në Instagram.
Ndër dhjetëra pyetje të fansave, njëra prej tyre ngjalli veçanërisht interes: “Cili është statusi yt aktual, e lidhur, e komplikuar apo single?”
Pa u shmangur, Egli u përgjigj:
“Shkurt, pastër, pa gabime. Statusi im aktual është single.”
Me këtë deklaratë të drejtpërdrejtë, këngëtarja konfirmoi për herë të parë statusin e saj pas ndarjes nga Gjesti.
Pavarësisht ‘shfqajeve’ në distancë mes saj dhe fituesit të Big Brother, Egli më në fund rrëfeu se nuk ka një mashkull në jetën e saj.
Lini një Përgjigje