TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Janar 2024, 12:10

I mori prezantimin e Big Brother Vip 1 në “minutat e fundit”, Luana mesazh Arbanës: Gëzuar për Karmën!

Shkruar nga Pamfleti

I mori prezantimin e Big Brother Vip 1 në “minutat e fundit”,

Pavarësisht se Luana Vjollca e gjeti veten tek emisioni “Love Island Albania”, inati që Arbana Osmani i mori Big Brother Vip 2, nuk i ka kaluar ende.

Në fakt, Luana është shumë e justifikuar, duke qenë se ishte bërë gati, pasi deri në minutat e fundit i ishte premtuar drejtimi i emisionit të ndjekur. Ja që, presioni i Arbanës funksionoi dhe ajo mori drejtimin “familjarisht” të BBV2, pasi bashkëshorti u bë regjisor dhe ajo vetë drejtuese.

Tani që “presioni” i Arbanës nuk funksionoi më për rritje pagese dhe meqë familja drejtuese e Top Media u bind që ishte Topi që “bëri” Arbanën dhe jo anasjelltas, kjo e fundit do jetë drejtuese vetëm e kuzhinës së restorantit, ndërsa BBV3 do drejtohet nga Ledion Liço. Më në fund një figurë sa e elokuente edhe shumë e paraqitshme dhe e kënaqshme për syrin.

Meqë Luanës i erdhi ‘zari në dorë’, bëri një postim, ku nuk le vend për dyshime se me kë e ka: “Karma e ka merituar një “Gëzuar””-shkroi Luana në një postim dhe shumë media gëluan: E ka me Arbanën!

Nuk ka nevojë të jesh shkencëtar për ta kuptuar që e ka me Arbanën. Në fund të fundit: Bota është portokall! /Pamfleti

I mori prezantimin e Big Brother Vip 1 në “minutat e fundit”,

luana vjollca karma arbana osmani

Lini një Përgjigje