TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Janar 2024, 10:50

Arrestohet fansi i çmendur i Shakirës, pretendon se është bashkëshorti i këngëtares

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet fansi i çmendur i Shakirës, pretendon se është

Daniel John Valtier është një fans i çmendur i Shakirës, por admirimi i tij për yllin kolumbian e çoi atë pas prangave. Valtier u arrestua pasi ka përndjekur dhe ngacmuar këngëtaren kolumbiane. Shakira u transferua në Majami me fëmijët e saj në prill të vitit 2023 pas ndarjes nga Gerard Pique, por qëndrimi atje nuk ishte edhe aq i qetë për shkak të 56-vjeçarit.

Autoritetet e Floridës arrestuan 56-vjeçarin të hënën, më 8 janar pasi kishte shkuar tek shtëpia e këngëtares me qëllim të futej brenda. Ai pretendon se kishte një lidhje me këngëtaren kolumbiane, gjë të cilën e ka shprehur edhe para gjykatës.

Gjykatësi kishte vendosur një garanci me kusht në 50,000 dollarë, por pas pretendimit dhe këmbënguljes së të pandehurit se Shakira është gruaja e tij gjyqtari e ngriti kushtin në 100,000 dollarë.

 “Jo zotëri, ajo nuk është gruaja juaj. Unë kam disa shqetësime, shqetësime reale tani, sepse ky njeri ka halucinacione,” i thotë gjyqtari.

Valtier dyshohet se ndau disa postime në rrjetet sociale për Shakirën, të cilat iu dorëzuan autoriteteve nga ekipi i saj i sigurisë më 3 janar. Ai u paraqit në shtëpinë e këngëtares vetëm pesë ditë më vonë, në orën 12:45 me taksi, para se të arrestohej.

shakira fansi arrestim

Lini një Përgjigje