
Menaxheri i Gjestit, ka reaguar përmes një mesazhi në “Big Brother Vip Fan Club”, duke sqaruar disa spekulime që kanë qarkulluar në rrjet dhe në media lidhur me jetën e tij private.
Ai thekson se Gjesti nuk ka qenë kurrë i martuar dhe as nuk ka bashkëjetuar me dikë, ndryshe nga çfarë është aluduar në media. Sipas menaxherit, artisti ka pasur një lidhje të gjatë me një vajzë, e cila është përfolur shpesh në rrjet, por marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej kohësh dhe ai nuk ka më kontakte me të.
“Gjesti është një djalë me norma dhe vlera që dëshiron t’i marrë gjërat shtruar për të qenë i sigurt dhe për të mos lënduar askënd,” thuhet në reagimin e menaxherit.
Në fund, ai thekson se vetëm Gjesti di çfarë ka në zemër dhe se, nëse lumturia e tij është Egli, ai do të jetë ndër të parët që do ta mbështesë, ashtu si edhe familja e tij.
Mesazhi i plotë i menaxherit, mbërritur në Fan Club:
Përshëndetje Fan Club!
Si fillim, dua të falenderoj të gjithë mbështetësit e Gjestit që e përkrahin në çdo moment. Duke qenë në qendër të vëmendjes, ka patur shumë komente dhe thashetheme të ndryshme rreth tij në rrjet, por edhe në portale të ndryshme. Nisur nga këto, dua të qartësoj se Gjesti nuk ka qenë ndonjëherë i martuar, madje as nuk ka bashkëjetuar. Ka patur një lidhje të gjatë me vajzën në fjalë, që është përfolur shumë në rrjet, por nuk ka qenë një marrëdhënie serioze, siç është aluduar në media. Marrëdhënia e tyre sot i përket së shkuarës dhe Gjesti nuk ka më kontakt me vajzën në fjalë. Gjithashtu është komentuar që Gjestin e mundon diçka në lidhje me historinë e fundit, prandaj nuk po vepron me Eglin, por unë di të them që Gjesti është djalë me norma dhe vlera dhe dëshiron që t’i marrë gjërat shtruar për të qenë i sigurt dhe për të mos lënduar askënd. Vetëm Gjesti e di çfarë ka në zemrën e tij, por nëse lumturia e tij është Egli, unë jam i pari që e mbështes, e sigurt edhe familja e tij.
Lini një Përgjigje