
Luiz Ejlli u kthye në një personazh shumë të diskutuar dhe të pëlqyer falë 4 muajve bashkëjetesë me emra të tjerë të njohur, në shtëpinë e Big Brother Vip 2.
Menjëherë pas daljes, ai i është rikthyer vrullshëm muzikës, teksa është parë në krah të artistëve muzikor.
Nuk kanë munguar as ftesat në klubet e natës e madje çmimi që Luizi paguhet është i lartë.
Bëhet me dije se fituesi i BBV paguhet me shifrën 10 mijë euro për një performancë, por nuk dihet saktësisht se sa fiton Luizi nga këto para, duke pasur parasysh faktin që ai ka nënshkruar kontratë me Top Channel për t’i dhënë të gjitha të drejtat e përdorimit të imazhit.
Këtë fundjavë ai pritet që për dy netë të jetë në Kosovë, ku do të performojë në një prej klubeve të Prishtinës, në një prej netëve në shoqërinë e Noizyt.
Lini një Përgjigje