TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Mars 2025, 14:40

I ‘bëri qejfin’ Krisës? Tiri: Loredanën nuk e duroj dot!

Shkruar nga Pamfleti

I ‘bëri qejfin’ Krisës? Tiri: Loredanën nuk e duroj

Tiri dhe Krisa ishin të ftuar në “Ftesë në 5”, ku kanë folur për historinë e tyre të dashurisë.

Gjatë intervistës, këngëtari pranoi se Krisa ka një natyrë xheloze dhe se në shtëpinë e ‘BBVA’ ajo doli në origjinë me këtë tipar të vetin.

Ndërkohë çifti pranoi ‘njëzëri’ se banorja që Tiri nuk duron dot brenda shtëpisë së Big Brother është Loredana. Gjë që ngre disa dyshime, duke patur parasysh se Lori kishte deklaruar se këngëtari kishte flirtuar me të në një nga klubet e Tiranës, gjë që shkaktoi xhelozi tek Krisa. Por mesa duket çifti paska arritur në konkluzionin që Tiri nuk e duron dot më Loredanën.

Dy ish-banorët zbuluan disa momente romantike nga lidhja e tyre, si kënga e parë që Tiri i ka dërguar Krisës, e cila ka qenë ajo me titull “Sheqer”.

Në përfundim të intervistës, Krisa shtoi se sapo doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, mamaja i tërhoqi vëmendjen Krisës se pse i kishte bërtitur aq shumë Tirit.

 

tiri krisa loredana

Lini një Përgjigje