
Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.
Ai ra në prangat e Policisë për posedim droge. 34-vjeçari është prangosur në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi kishte hyrë me makinë në një rrugë kundërvajtje.
Raportohet se Shehut, pas kontrollit nga ana e policies, i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për t’u marrë në pyetje.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe nisjen e hetimit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.
Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.
Lini një Përgjigje