TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Gusht 2025, 12:49

Humbe peshë me gjilpëra? Anxhela Peristeri tregon si ra 10 kilogramë

Shkruar nga Pamfleti

Humbe peshë me gjilpëra? Anxhela Peristeri tregon si ra 10

Anxhela Peristeri, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top” me Eni Shehun. Moderatori e ka nisur duke i bërë komplimente për look-un, ku e ka pyetur edhe sa kilogramë ka humbur.

Anxhela nuk ngurroi që të tregonte se kishte rënë 10 kilogramë në mënyrë të shëndetshme, me palestër dhe regjim ushqimor. Ajo shtoi se nuk ka përdorur asnjë gjilpërë dhe nuk ia rekomandon askujt.

Artistja vijoi duke thënë se nuk ka përdorur ndonjë dietë specifike, thjesht ka hequr sheqerin, bukën dhe ëmbëlsirat.

Ti dukesh shumë e bukur, shumë e dobësuar, nuk e di nëse është mirë t’u thuash vajzave këto komplimente në lidhje me peshën?

Unë nuk e kam problem, mund ta thuash

Dukesh yll, sa kilogramë ke humbur?

Në fakt jam munduar, ka 8 muaj. Kam humbur 10 kg, por në mënyrë shumë të shëndetshme, shumë ngadalë, me palestër dhe regjim ushqimor, me asnjë gjilpërë, nuk jua rekomandoj.

Ke patur ndonjë eksperiencë?

Jo asnjëherë

Por i ke frikë nga natyra?

Mendoj se nuk duhet t’i fusësh trupit gjëra që s’ke pse, ndërkohë që me vullnet mund të arrish gjithçka.

Po nga ana e performancës?

E kam ndjerë veten më energjike

Më të lehtë?

Palestra më ka ndihmuar shumë në këtë pjesë, sepse e ndjen veten më energjike, më të çlodhur

Po dietën?

Asgjë, nuk kam bërë ndonjë dietë specifike, përveçse kam hequr gjërat e bardha, sheqer, bukë, ëmbëlsira.

Nga çfarë tundohesh ti Anxhela së fundmi?

Së fundmi nga plazhi

anxhela peristeri pesha gjilpera

Lini një Përgjigje