
Më 17 shkurt 2026, nis zyrtarisht Viti i Kalit të Zjarrit, një nga ciklet më të fuqishme dhe dinamike të horoskopit kinez. Nën ndikimin e Kalit, viti karakterizohet nga veprim, ambicie, lëvizje dhe energji intensive, një klimë që i favorizon ata që guxojnë, por mund të lodhë ata që nuk dinë të ruajnë balancën.
Ky është një vit që vjen vetëm një herë në 60 vjet, ndaj astrologët paralajmërojnë se ndikimi i tij do të jetë i dukshëm në ritmin e jetës personale, karrierë dhe marrëdhënie shoqërore.
Më poshtë, një përmbledhje për secilën nga 12 shenjat:
Miu
2026 sjell përplasje energjish për Miun, pasi është shenja diametralisht e kundërt me Kalin. Këshillohet kujdes në vendimmarrje, shmangie nga investimet e rrezikshme dhe përqendrim te kursimi. Në çift, kujdes me komunikimin për të shmangur keqkuptimet.
Demi
Energjia e Kalit mund të ndjehet kaotike për natyrën e qëndrueshme të Demit, por me këmbëngulje dhe durim, përfitimet do vijnë. Pritet rritje në karrierë dhe njohje profesionale, me kushtin që të ruani ekuilibrin fizik dhe emocional.
Tigri
Një nga shenjat më të favorizuara të vitit. Tigri përfiton nga një shtysë kreative dhe fizike. Koha ideale për të nisur projekte të reja, udhëtime të frymëzuara dhe madje lidhje të rëndësishme romantike.
Lepuri
Viti i Kalit të Zjarrit mund të jetë i lodhshëm për Lepurin që kërkon qetësi. Fokusohuni në jetën familjare dhe harmoninë në shtëpi. Shmangni konfliktet dhe konkurrencën në punë, preferoni bashkëpunimin dhe qetësinë shpirtërore.
Dragoi
Shkëlqim dhe suksese për Dragoin, një vit ku njohja profesionale dhe statusi shoqëror rriten ndjeshëm. Mundësi të reja financiare dhe rritje të të ardhurave, por kujdes nga egoja dhe vendimet impulsive.
Gjarpri
Pas një viti të fortë (2025), Gjarpri duhet të konsolidojë fitimet dhe të mësojë të delegojë. Përdorni intuitën në marrëdhëniet në punë dhe fokusi në zhvillimin e aftësive të reja do të jetë vendimtar për të ardhmen.
Kali
Ky është viti yt, por sipas traditës kineze (Ben Ming Nian), viti personal mund të jetë sfidues. Rekomandohet përulësi, vetëkontroll dhe kujdes nga vendime impulsive. Përdorni ngjyrën e kuqe ose jade për mbrojtje energjike.
Dhia
Shenjë “mike sekrete” e Kalit, Dhitë do kenë një vit të mbarë. Gëzim, harmoni dhe lidhje të reja të rëndësishme, si në dashuri ashtu dhe në karrierë. Viti ideal për familje, fejesë apo zgjerim të rrethit shoqëror.
Majmuni
Një vit plot lëvizje që i përshtatet mirë natyrës dinamike të Majmunit. Shkathtësia mendore dhe humori. do ju japin përparësi në fushat konkurruese. Financiarisht pritet rritje, veçanërisht nga ide novatore dhe teknologji.
Gjeli
Ndryshe nga Majmuni, Gjeli duhet të qëndrojë i organizuar dhe me këmbë në tokë për të përballuar ritmin e Kalit. Rutina dhe struktura do jenë kyçe për sukses. Në marrëdhënie, durimi me të tjerët do shmangë tensionet.
Qeni
Një vit emocionalisht i qëndrueshëm për Qenin, që ndan vlera të përbashkëta me Kalin. Puna në komunitet dhe ndihma ndaj të tjerëve do sjellë përmbushje. Financat do përmirësohen gradualisht dhe jeta familjare do jetë një burim force.
Derri
Viti 2026 është kohë për të shijuar arritjet dhe për të zgjeruar rrethin shoqëror. Energjia pozitive e vitit i përshtatet natyrës suaj të çiltër. Kujdes ndaj shpenzimeve të tepërta, mbani në kontroll buxhetin dhe shëndetin (sidomos kardiovaskularin).
Lini një Përgjigje