TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shkurt 2025, 15:34

Hoqi unazën e ‘martesës’ sapo doli nga Big Brother, familja e Loredanës reagon ndaj Jozit

Shkruar nga Pamfleti

Hoqi unazën e ‘martesës’ sapo doli nga Big Brother,

Dasma e Loredanës dhe Jozit e organizuar brenda ambienteve të “BBVA4” u bë mollë sherri për ngjarjet më të bujshme të ndodhura së fundmi.

Që nga dalja e Jozit e deri te heqja e unazës së martesës me Loredanën nga ana e banorit në fjalë, secili nga momentet është komentuar gjerë e gjatë në rrjet.

Por reagimin më të fundit në lidhje me situatën e ka bërë familja e Loredanës.

Teksa mes rreshtave përmendet fakti se ‘të dashurosh është guxim’, familja e Loredanës kërkon që të ndalohen paragjykimet dhe çdo person të respektohet për guximin që ka.

Reagimi i Plotë: Dashuria dhe forca shpesh shkojnë dorë për dore. Të duash dikë dhe të qëndrosh vetvetja është guxim. Mënyra si flet është pasqyrë e udhëtimit dhe rrënjëve të saj, dhe askush nuk duhet të gjykohet për atë që është. Në një shtëpi si Big Brother, ku çdo gjë analizohet dhe paragjykohet, është e rëndësishme të kujtojmë se diversiteti dhe veçantia janë pasuri, jo arsye për përbuzje. Le të mësojmë të shohim përtej paragjykimeve dhe të respektojmë njerëzit për guximin e tyre.

familja loredana

Lini një Përgjigje