TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Gusht 2024, 10:17

Grida Duma dhe Ervin Salianji kapen ‘mat’, fotografohen të dy në aeroportin e Frankfurtit

Shkruar nga Pamfleti

Grida Duma dhe Ervin Salianji kapen ‘mat’, fotografohen të dy

Ervin Salianji dhe Grida Duma janë kapur ‘mat’ në aeroportin e Frankfurtit.

Mediat kanë publikuar fotot e realizuara mbrëmjen e kaluar, ku Salianji shihet në shoqërinë e Grida Dumës në një bar.

Një burim tha se dyshja po kthehen nga pushimet luksoze në vendet ekzotike.

Grida Duma dhe Ervin Salianji janë përfolur për lidhjen e tyre të dashurisë dhe bashkëjetesën, por ende nuk e kanë pranuar publikisht.

Kujtojmë se në vitin 2018 ishte momenti kur deputetja e PD-së, deputetja “G.D.” u kap duke shkëmbyer mesazhe erotike me Ervin Salianjin në sallën e parlamentit.

Personi që komunikonte me fjalor banal me deputetin u identifikua nga mediat si Grida Duma.

Gjithashtu në qarqet mediatike përflitet për një histori rozë, e cila që kur ka nisur nga tavolinat e parlamentit, nuk ka përfunduar ende edhe sot, ku të dy shfaqen “kokë më kokë” në tavolinat e bareve dhe restoranteve duke u kthyer nga pushimet ekzotike.

Fotot flasin shumë për lidhjen e Grida Dumës dhe Ervin Salianjit.

Grida Duma dhe Ervin Salianji kapen ‘mat’, fotografohen të dy Grida Duma dhe Ervin Salianji kapen ‘mat’, fotografohen të dy

grida duma ervin salianji foto frankfurt

Lini një Përgjigje