TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Maj 2024, 22:29

Graciano shpërthen në ofendime ndaj Heidit: Skuthe, po përdor dashurinë për lojë

Shkruar nga Pamfleti

Graciano shpërthen në ofendime ndaj Heidit: Skuthe, po përdor
Mes Heidit dhe Gracianos ka pasur një debat të ashpër që në fillim të këtij Prime. Graciano ka shpërthyer sërish në ofendime ndaj Heidit, ndërsa ka theksuar se ndihet i bullizuar

“Unë e kuptoj gabimin e tim, e kuptoj që nuk qeshet me ndjesitë e tjetrit. Më ndodhi si në rastin e Romeos me Lisin. Pashë fytyrat e tjerëve dhe më erdhi për të qeshur, pastaj më erdhi shumë keq. Është defekt im i madh, më ndodh, është si mburojë dhe kërkova ndjesë. Graciano ka parë arrogancë sepse kur i kërkova falje ky përdori situatën. Kjo sjellja ka filluar tani, ka ca ditë që më vihet nga mbrapa ti kështu e do je e pafytyrë. Dhe krevatin s’është hera e parë që ma thotë, ai do ketë pa arrogancë sepse erdhi direkt i fokusuar me mllef te unë”, u shpreh Heidi.

“Jo për kontentin, por për zgjedhjen e faljes. Më është bërë aq presion, as bullizëm, nënvlerësim në këtë shtëpi dhe pata shpërthimin tim. Heidi po mashtron, unë po jepja shpirtin në atë letër, po thoja ndjesitë e mia dhe çfarë kam ndjerë në këtë shtëpi. Meritoni më tha direkt më fal dhe muhabeti mbyllet. Heidi vazhdon tallet, faljen e kërkon sa për sy e faqe, irritohem. Nuk kam dashur të sulmoj Heidin, e kam pasur gurin në dorë për ta goditur dhe nuk e kam bërë. Unë jam person që lidhem shpirtërisht dhe kur shoh që ka mungesë respekti, gënjeshtra dhe skuthlliqe bëhem nervoz. Më ka prekur të gjëja ime e shtrenjtë, më ka thënë ik bëj dhe një be tjetër. Sjellja ime nuk është duartrokitur por unë jam i vetëm dhe më duhet të luftoj 100-fish. Heidi është kamuflatore, përdor dashurinë për të ecur në lojë, tani e ka nxjerr kokën, mbulohet pas gishtit”, u shpreh Graciano.

 

 

 

 

heidi graciano bbv3

Lini një Përgjigje