TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Maj 2024, 21:50

Pas Romeo Veshajt, kush do të jetë finalisti i dytë?

Shkruar nga Pamfleti

Pas Romeo Veshajt, kush do të jetë finalisti i dytë?
Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 3” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta.

Teksa jemi vetëm pak ditë larg finales së madhe, të gjithë duan të luftojnë për çmimin e madh deri në fund.

Jul dhe Meritoni janë në nominim dhe njëri prej tyre do t’i bashkohet Romeos si finalisti i dytë. Kush do të rrëmbejë votat e publikut zbulohet këtë të martë.

Nga ana tjetër, edhe fatet e 4 banorëve të tjerë pritet të vendosen. Kush prej tyre do ketë mundësinë të qëndrojë në shtëpi deri në mbrëmjen e 25 majit?

Kujtojmë se ishte Egla Ceno pak ditë më parë që çoi në nominim çiftin Romeo-Heidi për të zbuluar finalistin e parë. Publiku vendosi dhe zgjodhi Romeo Veshajn si finalistin e parë.

jul deda meritoni

Lini një Përgjigje