TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Maj 2024, 13:07

Graciano ia thotë Romeos troç: Ke një kompani jashtë që të mbështesin dhe prapë nuk je aty ku duhet

Shkruar nga Pamfleti

Graciano ia thotë Romeos troç: Ke një kompani jashtë

Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj ai nuk është në nivelin e lojës ku duhet të ishte.

“Po më jep informacion nga jashtë?” e pyeti Romeo, megjithëse balerini e anashkaloi situatën duke i thënë që e kishte për vëllain e aktorit, Donald Veshaj dhe partneren e tij, Bora Zemani.

“Edhe ti nusen e famshme e ke”, iu drejtua Romeo, ndërsa balerini i tha që Argjira Spanca është një njeri, duke shtuar se aktori ka pas një kompani që e mbështesin.

Graciano: Ke një suport nga njerëzit jashtë që i ke të famshëm dhe prap s’je atje ku duhet. A e kupton ti?

Romeo: Po më jep informacion nga jashtë?

Graciano: Jo, jo

Romeo: Kam suport nga njerëzit e famshëm që janë jashtë

Graciano: Po është Bora dhe Donaldi

Romeo: Është vëllai im more

Graciano: Po dhe ku është informacioni këtu? Se di ti këtë?

Romeo: Edhe ti nusen e famshme e ke

Graciano: Po të famshme e kam, por ti ke kompani

Kujtojmë që disa javë pas eliminimit, Graciano u rifut sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.

graciano troc romeo kompani mbeshtetje

Lini një Përgjigje