TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Maj 2025, 12:22

Gjesti lidh kontratën e parë, tani nën administrimin e një labeli

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti lidh kontratën e parë, tani nën administrimin e një

Pas fitores së shumë të diskutueshme të “BBVA4”, duket se Gjesti më në fund po ‘stabilizohet’.

Me këtë nënkuptojmë futjen e tij në një label muzikor. Ai është marrë në menaxhim nga SGM Management, pjesë e three60music.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, label-i në fjalë njoftoi se artisti tashmë është pjesë e familjes së tyre muzikore, duke bërë me dije kështu nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.

 “Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” shkroi SGM në foton e posuar në rrjet, duke lënë të nënkuptohet se projektet e para nuk do të vonojnë shumë.

Duke qenë se në të shkuarën reperi ka qenë pak ‘djalë problematik’, sa i takon marrëdhënieve sociale, urojmë që bashkëpunimi të jetë sa më afatgjatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Three60 Music (@three60_music)

gjesti label

Lini një Përgjigje