TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Maj 2025, 11:44

Bashkëshorti i stilistes së njohur ‘kujtohet’ pas 50 vitesh martesë: Jam gay

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëshorti i stilistes së njohur ‘kujtohet’ pas 50

Pas shumë vitesh marrëdhënie romantike me stilisten legjendare Diane von Fürstenberg, Barry vendosi që të bëjë publike një të vërtetë nga jeta e tij personale: ai i përket kategorisë homoseksuale.

Në një fragment të shkëputur nga artikulli mbi jetën e tij theksohet që biznesmeni ka folur më tej për kompleksitetin e dashurisë së tyre dhe identitetin e tij seksual.

“Ne nuk jemi vetëm miq. Thënë thjesht, ishte një shpërthim pasioni që zgjati me vite. Po, mua më pëlqejnë burrat, por kjo nuk bie ndesh me dashurinë time për Dianën,” shkroi Barry.

Kujtojmë se Diller dhe Fürstenberg u takuan për herë të parë në vitin 1974, në një periudhë kohore kur ai kishte vetëm marrëdhënie me burra. Stilistja në fjalë ishte gruaja e parë në jetën e tij.

Ndonëse kriza e tyre në marrëdhënien romantike ndodhi për herë të parë në vitin 1981, ata rifilluan lidhjen në 1991 dhe u martuan në vitin 2001, duke kaluar mbi 50 vjet bashkë në një lidhje që sfidoi format klasike të dashurisë dhe seksualitetit.

“Nuk e kam vënë kurrë në dyshim seksualitetin tim (thjesht kisha frikë nga reagimet e të tjerëve). Por në romancën time me Dianën nuk kam dyshuar kurrë se impulset biologjike heteroseksuale ishin po aq të forta sa ato homoseksuale,” vijon ai.

diane von furstenberg bashkeshorti gay

Lini një Përgjigje