
G Bani, i cili la shtëpinë e Big Brother për herë të dytë, (dhe kësaj here përgjithmonë), ka postuar një video ku shfaqet pranë babait të tij dhe duke dhënë lajmin e mirë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në videon e publikuar G-Bani zbulon se pas periudhës së vështirë, tani ata janë në shtëpi dhe i shprehin falenderimet e tyre të sinqerta për të gjithë ata që i kanë mbështetur.
Më tej ai theksoi falenderimet për të gjithë ata që i kanë shkruar, si dhe për mjekët që kanë ofruar kujdesin e nevojshëm për të atin e tij.
Reperi sqaroi gjithashtu se nuk donte të nxirrte një video të të atit gjatë kohës që ishte në spital, pasi sipas tij, kjo do ishte diçka shumë e pahijshme.
Kujtojmë se G Bani u largua nga “Big Brother VIP Albania” menjëherë pas lajmit për gjendjen e rëndë të babait të tij në Londër, duke udhëtuar nga Shqipëria për t’i qëndruar pranë në momentet e vështira.
Vetë i ati i G Banit, i kërkon ndjesë të birit që i ‘prishi punë’, duke e nxjerrë nga shfaqja reality, por reperi iu përgjigj se ‘i ka bërë nder një vajze shumë të mirë, e cila u bezdis nga ai’ (duke nënkuptuar sherret me Danjën).
Pas disa ditësh tensioni, ai tani mundi të ndajë lajmin e mirë me ndjekësit, duke siguruar që gjendja e babait të tij është përmirësuar dhe ata janë tashmë në shtëpi.
Lini një Përgjigje