
Modelja Françeska Murati ka treguar se së shpejti do të bëhet nënën për herë të dytë. Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, ajo u shpreh se një fëmijë i dytë është në planet e saj.
“Si ju bëhet, jeni gati për plazh?”, i pyeti ajo fansat, ndërsa një ndër ta iu përgjigj: “Ja këtu në maternitet duke shuar nepsin nga telefoni.”
“Shihemi atje vitin tjetër”, ka shkruar Françeska, teksa krahas saj vendosi emojin e një gruaje shtatzënë.
Kujtojmë modelja dhe partneri i saj kanë një fëmijë së bashku, Charlie. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Fraçeska ka folur shumë edhe për djalin e saj, i cili është gjithçka për të.

Lini një Përgjigje