
Shkëputja nga jeta artistike e Flor Mumajesit ishte një humbje e madhe për muzikën në Shqipëri. Por duket se kohët e fundit kanë nisur ‘lëvizjet’ dhe herë pas here e ‘qeras’ publikun me ndonjë shpresë për rikthim.
Para paka minutash, ai ka bërë një postim që le vend për shumë pikëpyetje. Me anë të videoklipit të këngës së famshme ‘Pa jetë’, këngëtari do të lajmërojë diçka.
Kënga, e cila flet për humbjen e një fëmije, pa lindur ende (për të cilën të gjithë flasin se teksti është një autobiografi e mirëfilltë), shoqërohet edhe me fjalinë: Pa jetë, version ‘në jetë’, 31 tetor 2022.
Të jetë në pritje për t’u bërë baba vallë? Apo mos ndoshta me ‘rikthim në jetë’ nënkupton rikthimin në jetën pubike?..../Pamfleti

Lini një Përgjigje